logo

GARANCIA SHQIPTARE.
Standarti i duhur per cilesine e produkteve tuaja!

Produktet

Produktet e standartit Garancia Shqiptare prodhohen vetem ne fermat te cilat aplikojne me perpikmeri standarted e prodhimit organik dhe inspektohen e certifikohen sipas tyre.

icon

Vaj ulliri Dushk
Fshati Dushk i Lushnjes eshte nje zone e njohur per prodhimin cilesor te ullinjve. Grupi i ullishtareve nga kjo zone, ne saje te njohurive te perftuara ne bujqesine organike, krijoi nje aset te vlefshem qe sot u sherben per prodhimin cilesor te produktit te tyre: vaj ulliri organik te Dushkut.

icon

Perimet organike te Llakatundit
Si nder grupet prodhuese qe renditen per nje bashkepunim te sukseshem eshte dhe grupi i fermereve te fshatit Llakatund ne Vlore, zone e cila eshte e njohur tradicionalisht per prodhimin cilesor te frutave e perimeve. Ky grupim i fermereve tashme prodhon edhe ne sera tunel per te pasur prodhim cilesor te produkteve vendase dhe jashte sezonit.

icon

Geshtenjat e Tropojes
Geshtenjat e Tropojes, te njohura per shijen e tyre te vecante, te cilen ja atribuon natyres se pasur dhe te shendetshme te Alpeve te Shqiperise, i grumbullon dhe perpunon Z. Ramiz Jahaj ne Tropoje. Masivet nga te cilat grumbullohen geshtenjat pervec te tjerave jane te certifikuar organike sipas standarteve nderkombetare. Mielli i geshtenjes, geshtenjat e qeruara, geshtenjat e pjekura jane disa forma te geshtenjes te cilat tregtohen nga kompania AMLA.

icon

Perimet nga ferma Lika
Eksperienca e gjate ne fushen e bujqesise dhe sensi i mire i organizimit jane faktoret kyc te suksesit te prodhuesit dhe tregtarit Mersin Lika, i cili bashkepunon me nje numer te madh fermeresh te zones se Lushnjes e Kavajes per te ofruar ne tregun vendas dhe ate te eksportit fruta dhe perime tipike te zones. Cilesia e mire e produkteve po kontribuon ne njohjen e Shqiperise edhe ne vendet e rajonit per prodhim te nje kualiteti te larte dhe konform standarteve europiane.

  • page 3
  • page 2
  • page 1

Per me shume mbi produktet dhe fermat prodhuese klikoni ne:


Produktet e zones se Jugut

 

aa

Produktet e zones se Veriut